I sulen komentuesit për veshjen, Eni Koçi ua mbyll gojën të gjithëve (VIDEO)

  • 21 March 2018 - 11:38
I sulen komentuesit për veshjen, Eni Koçi ua mbyll gojën të gjithëve (VIDEO)

Eni Koçi është një nga këngëtaret më simpatike në tregun shqiptar që padyshim di si të tërheqë vëmendjen drejt vetes. Bukuroshja së fundmi ka publikuar një video, tek e cila komentuesit në ‘Instagram’ kanë gjetur diçka që sipas tyre nuk shkon. Shumë prej tyre kanë filluar të ‘tallen’ me kombinimin e takave me tuta sportive që Eni ka paraqitur.

Si rrallë herë, këngëtarja ka zgjedhur të reagojë për ato që janë shkruar. Ajo ka publikuar në ‘InstaStory’ disa foto që kanë në qendër VIP-a të njohur botërorë të veshur me po të njëjtin kombinim. Me anë të këtyre fotove ajo ju tregon të gjithëve se modën nuk e ka shpikur vet, por është frymëzuar nga të tjerë personazhe, që në fakt janë frymëzim edhe për shumë nga ne.

(Kosova Sot)

 

 

Tall Girls Rock????????

A post shared by Eni Koci (@enikociiii) on