I KTHEHET PUNËS

  • 21 March 2018 - 15:42
I KTHEHET PUNËS

Gigi Hadid shkëlqen në setin fotografik në Nju Jork

Gigi Hadid gjatë javës së kaluar ka bërë me dije se ajo dhe ish i dashuri i saj nga bendi muzikor "One Direction", Zayn Malik, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në dashuri që ka zgjatur dy vjet. Kështu, këtë të hënë, ajo thyerjen e zemrës e ka lënë prapa dhe i është kthyer punës në qytetin e NjuJorkut. Bukuroshja 22 vjeçe ishte parë teksa po pozonte në një ballkon për një set fotografik. Gigi ishte veshur në një palë pantallona me ngjyrë të zezë, që dukeshin të lagur dhe një këmishë të zezë me mëngë të gjata që ishte e vendosur nën pantallona derisa kopsat i kishe të zbërthyera. Flokun e kishte lidhur në një bishtkali.

Image

 

(Kosova Sot)