Motrat Vjollca zihen si gjithë motrat e tjera, shihni çfarë tregon Marina

  • 23 March 2018 - 11:17
Motrat Vjollca zihen si gjithë motrat e tjera, shihni çfarë tregon Marina


Motrat dhe vëllezërit zihen gjithmonë me njëri–tjetrin ashtu siç egziston edhe një dashuri e pakushtëzuar midis tyre. Ky fakt nuk bën përjashtim as për ata që janë personazhe të njohur dhe të dashur nga publiku.
Rasti më konkret është ai i motrave Marina dhe Luana Vjollca të cilat krahas dashurisë që shprehin shumë herë publikisht ndaj njëra-tjetrës, duket se kanë edhe ato momentet e sherreve të vogla. 
Marina ka gjetur një mënyrë mjaft komike për të treguar se ato janë si gjithë motrat e tjera. Ajo ka publikuar në “Instagram” video ku duken dy mace të vogla, të bardha dhe shumë të këndshme duke u grindur me njëra–tjetrën. “Kur grindemi unë dhe Luana”- ka shkruar bukuroshja krahas videos së postuar.
Pasi mbyllën me sukses programet përkatëse që i sollën bukuroshet në ekran, aktualisht vajzat nuk janë të angazhuara në ndonjë projekt konkret televiziv.

Image

 

(Kosova Sot)