Bella Hadid, me fustanin më të bukur 'Dior' (FOTO)

  • 23 March 2018 - 21:29
Bella Hadid, me fustanin më të bukur 'Dior' (FOTO)

Kombinimi perfekt i romantikës dhe modernes

Kur vjen te stili, Bella Hadid ka pak shoqe, që mund t'i bëjnë karshillëk. Në qilimin e kuq, ajo del me veshje tepër seksi, qoftë me fustane të kuqe me hapje të thella, apo me kostume hot. Gjatë ditës, ajo preferon një veshje më të profilit të ulët, shpesh duke u bazuar te moda e viteve 1990. Por, me rastin e ekspozitës "Art Of Colour" të organizuar nga "Dior", ajo kishte veshur një fustan më voluminoz, i cili e bënte atë që të dukej më mbretërore. Përcaktimi për ngjyrën 'e kaltër e marinarëve', në vend se për ngjyrën e zezë, më pas u demonstrua veprim i duhur.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)