Surprizohet Rita Ora, shikoni ç’bën fansi i saj

  • 24 March 2018 - 15:21
Surprizohet Rita Ora, shikoni ç’bën fansi i saj

Rita Ora është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe me një numër të madh fansash të cilët zgjedhin mënyra nga më të ndryshmet për t’i treguar dashurinë këngëtares.

Rasti më i fundit ka qenë ai i një djali i cili ka vendosur të mbajë si tatuazh në trupin e tij portretin e Rita Orës. Këtë fakt e ka zbuluar vetë këngëtarja e cila ka publikuar një foto të tatuazhit shumëngjyrësh që fansi ka pikturuar në këmbën e tij.

“Kjo është çmendurisht e bukur”- ka shkruar Rita bashkangjitur fotografisë së tatuazhit të publikuar në “Instagram”.

Bukuroshja shqiptare i adhuron tatuazhet dhe ka shumë të tillë në trupin e saj, ndoshta kjo është edhe arsyeja pse fansi i këngëtares ka vendosur ta përjetësojë portretin e saj në trupin e tij.

 

Wow #Repost @jp_tattooartist this is crazy gorgeous ????????????????????????????

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

(Kosova Sot)