Kur Albërie Hadërgjonaj ishte me kaçurrela dhe këndonte në festival, shihni si dukej këngëtarja vite më parë (Video)

  • 24 March 2018 - 16:34
Kur Albërie Hadërgjonaj ishte me kaçurrela dhe këndonte në festival, shihni si dukej këngëtarja vite më parë (Video)

Albëria është një nga artistet për të cilën vitet dhe mosha janë thjesht numra. Edhe pse koha kalon, ajo duket gjithmonë më e re dhe më e bukur. Jemi mësuar ta shohim me flokë të drejtë e herë pas here me baluke, por dikur këngëtarja ka qenë me kaçurela dhe mjaft simpatike.

Fotoja më poshtë është shkëputur nga Festivali i 34-ët i Këngës në “RTSH” i vitit 1995,  kur Albëria u prezantua me këngën “Pse vonon dashuri”.

Një vit më vonë artistja do të ngjitej sërish në skenën e festivalit me këngën “Jeta nuk është lodër” me një pamje të kuruar,  fustan pas trupit që tregonte linjat perfekte të këngëtares dhe flokët sërish kaçurrela.

Vitet kanë kaluar por Arlbëria ngelet një nga ikonat e muzikës shqiptare edhe pse prej disa kohësh është vendosur në Amerikë.

(Kosova Sot)