Ja si qëndron në formë bukuroshja Gigi Hadid

  • 21 April 2018 - 10:01
Ja si qëndron në formë bukuroshja Gigi Hadid

Gigi Hadid nuk lë që linjat t'i dalin prej duarve

Kurdo që shfaqet nëpër pistat e modës gjatë ngjarjeve "Fashion Week" apo teksa skalit ballinat e revistës "Vogue", Gigi Hadid gjithmonë rrezaton me dukjen e saj të hatashme. Pos stilit të saj të veshjes, ajo është edhe super atlete, duke shfaqur linjat e saj të hatashme, e veshur me të brendshme "Calvin Klein", duke mahnitur me fotot e shpërndara në llogarinë e saj në "Instagram", teksa po ushtronte boks.

Përderisa nuk po na pritet të shohim se si do të vishet Gigi gjatë "2018 Met Gala", që mbahet më 7 maj, e dimë se në tepihun e kuq do të arrijë në top formë. Gigi është e rregullt te "Gotham Gym" në Nju- Jork me pronarin e "Gotham", Rob Piela. "Kur ushtron boks, forcoheni mendërisht dhe harroni gjithçka tjetër që po ndodh', ka thënë ajo për "Vogue". 

(Kosova Sot)