Mbi avokado

  • 23 April 2018 - 17:57
Mbi avokado

Romee Strijd shkëlqen në kostumin e bardhë Titullin e "Victoria's Secret Angel" ajo e meritoi më 2015. Dhe, Romee Strijd edhe njëherë i ka dëshmuar kredencialet si një supermodele që është, derisa ka shkëlqyer me një kostum të bardhë njëpjesësh në Palm Springs.

Bukuroshja holandeze, 22 vjeçe, ishte shtrirë në një pishinë në një 'gjysmë avokado', në fotot e saj që i kishte postuar në "Instagram". Romee fytyrën e saj e kishte mbuluar me një palë syze dielli, derisa kishte disa byzylykë. Duke shfaqur këmbët e saj të bukura në kamerë, ajo po lozte me një top të madh. Ditë më parë, ajo kishte postuar disa foto të nxehta para disa mullinjve të erës.

(Kosova Sot)

 

Image