Emina Çunmulaj: Nuk e dimë gjininë e fëmijës, do e zbulojmë kur të lindi

  • 24 April 2018 - 12:35
Emina Çunmulaj: Nuk e dimë gjininë e fëmijës, do e zbulojmë kur të lindi

Gjinia e fëmijës së dytë të Emina Çunmulaj ka ngjallur gjithmonë aludime nisur nga detaje të veçanta që modelja publikonte në rrjetet sociale.

Por Emina ka vendosur të tregohet e sinqertë në një komunikim live që ka zhvilluar me fansat e saj. “Nuk e dimë gjininë. Unë dhe bashkëshorti kemi vendosur që ta mësojmë këtë ditën që do të lindë. Nuk është aq e thjeshtë por për ne e rëndësishme është që të jetë fëmijë i shëndetshëm”- ka thënë modelja.
Emina gjithsesi nuk e ka fshehur se i pëlqejnë vajzat. “Vajzat janë lumturia e prindërve. Djali ikën me nusen kurse vajza kurrë nuk i lë prindërit vetëm” -u ka thënë ajo fansave të saj.

(Kosova Sot)