XHINSE TË DYFISHTA

  • 25 April 2018 - 08:33
XHINSE TË DYFISHTA

Rita Ora, si gjithmonë, me stil Rita Ora ka shfaqur stilin e saj unik kur ishte fotografuar derisa ia kishte mësyrë Notting Hillit të Londrës. Kështu, kosovarja 27 vjeçe ishte kënaqur me ditën e saj të lirë, por nuk kishte lejuar që stili i saj të jetë në rend të dytë.

Një këmishë xhinsesh ajo e kishte kombinuar me një palë xhinse me ngjyrë të kaltër. Sipër tyre, ajo kishte vënë një çantë të zezë, derisa mbathur kishte një palë këpucë të rrafshëta derisa theksoheshin fort edhe çorapet e bardha. Flokun e kishte hequr nga fytyra derisa stilin unik e kishte kompletuar me një palë syze. 

(Kosova Sot)

 

Image