Pasqyrë, moj pasqyrë . . .

  • 25 April 2018 - 17:44
Pasqyrë, moj pasqyrë . . .

JLo vazhdon ta dëshmojë se është një nga më të zjarrtat në Hollivud. Gjatë fundjavës, janë postuar një mori fotosh përmes një galerie nga 'Instagram'-i, që ishin fotot më të mira të Jennifer Lopez që ajo i kishte postuar vetë nëpër rrjetet shoqërore. Të pasmet e saj janë në qendër të vëmendjes që moti. Ajo që atëherë është në skenë, derisa tani ka mbushur 48, duket më bukur se kurrë. Duke treguar hijeshinë e saj, Jenny nga Blloku ka shpërndarë një foto duke shfaqur linjat e saj të famshme, derisa kishte pozuar për një 'selfie' në pasqyrë. Fustani i saj i argjendtë kishte një prerje në shpinë, duke shpalosur asetet e saj. Foton e kishte përcjellë me mbishkrimin "për natën e kaluar".

 

(Kosova Sot)