Kim Kardashian ndryshon modelin e flokëve. Me siguri do të jetë tendenca e radhës

  • 26 April 2018 - 09:48
Kim Kardashian ndryshon modelin e flokëve. Me siguri do të jetë tendenca e radhës

Kim Kardashian ka bërë sërish një ndryshim në pamjen e saj që me siguri do të kthehet në tendencën e radhës për të gjitha ato që dashurojnë stilin e saj.
Në një video që ajo ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale shfaqet me flokë më të shkurtër dhe ngjyrë të zezë.
Kim i ka pasur edhe më parë flokët në këtë gjatësi, por ngjyrë platin. Këtë herë ka zgjedhur të jenë më natyrale si në ngjyrë, edhe në modelin e tyre.
Në qoftë se janë paruke apo flokët orgjinale të Kim, kjo ngelet një pyetje pa përgjigje deri në momentin që ajo vetë do e tregoj.

(Kosova Sot)