Diva Adelina Ismaili, 'tund' rrjetet me 'T'IQEN' (Foto/Video)

  • 20 May 2018 - 09:05
Diva Adelina Ismaili, 'tund' rrjetet me 'T'IQEN' (Foto/Video)

Diva e muzikës shqipe, më në fund për fansat e saj të flakët, ka lansuar videoprojektin më të ri, të titulluar:"T'IQJA", shkruan "Kosova Sot Online".

Me tekst të shkruar nga vetë ajo, dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, teksti i këngës flet për Tixhen, një personazh fiktiv, i cili tregon zymtësinë që egziston tek ne.

Në disa skena të klipit, Adelina shfaqet me të birin, Uliksin e vogël, i cili rrezaton plotë shkëlqim, dhe është mjalta e klipit.

Image

Disa nga fjalët e tekstit:"Rrak tak fak, Tiqja e han hekrin, Tiqja kanë turqisht"etj, kanë qenë ndër më të komentuarat, gjithandej rrjeteve sociale, duke qenë kryefjalë në media.

Image

E me t'u publikuar kënga, kanë 'shpërthyer' komentet në rrjetet sociale, nga fansat e flakët duke festuar për kthimin e dives në skenë.

Image
ImageNjëherit "T'IQJA', shënon rikthimin e Divës Adelina Ismaili, në skenën e muzikës shqiptare.

 

 

(Kosova Sot)