MJEKU I KËSHILLON PUSHIM

  • 21 May 2018 - 08:16
MJEKU I KËSHILLON PUSHIM

Rita Ora anulon mbrëmjen në Bristol, adhuruesve u kërkon falje përmes një videoje Rita Ora ka anuluar shfaqjen e saj në Bristol dhe atë sipas këshillës së mjekut. Këngëtarja 27 vjeçe lajmin zhgënjyes e ka bërë në llogarinë e saj në "Instagram", si dhe ka postuar një video ku ajo kërkon falje në "Twitter" - disa orë pasi që kishte performuar në Londër. Derisa ishte futur në disa në lidhje me gjendjen e saj Rita - e cila dukej e zbehur dhe kishte një zë po ashtu të lodhur - kishte kërkuar falje për faktin se kishte zhgënjyer adhuruesit e saj, por ka bërë me dije se koncertin do ta mbajë pas dhjetë ditësh. E veshur trash në një këmishë të bardhë dhe pa fije grimi, Rita ka shfaqur përkushtimin e saj dhe ka thënë se duhet të kujdesej për veten. Rita u ka thënë adhuruesve: 'Më vjen keq, kjo nuk është aspak mirë dhe e urrej, e urrej t'ju them gjërat se duhet t'i anuloj disa mbrëmje, sepse mjeku më ka thënë se është me rrezik dhe se duhet të pushoj".

 

(Kosova Sot)