Aspak hapësirë për imagjinatë

  • 19 June 2018 - 16:44
Aspak hapësirë për imagjinatë

Gigi Hadid pa sytjena në Nju Jorkun me diell Ajo është e famshme falë ecjes së saj nëpër pistat e modës, por Gigi Hadid nuk ishte më pak e famshme derisa kishte dalë me disa nga miqtë e saj në qytetin e Nju Jorkut. Supermodelja amerikane kishte shfrytëzuar ngritjen e temperaturave verore dhe kishte dalë pa sytjena e kjo nuk kishte shkuar pa u vërejtur derisa po ecte nëpër trotuarin plot me njerëz. E veshur me një bluzë me ngjyrë ulliri me flokun e drejtë, Gigi, 23 vjeçe, pak i kishte lënë imagjinatës gjatë asaj që u duk të jetë një ditë mirëpritëse nga përkushtimi i saj për modelimin. Një palë mbathje të rrafshëta "Gucci" dukjes së saj ia kishin shtuar stilin unik veror. Flokun me delikatesë e kishte larguar nga fytyra derisa sytë i kishte vendosur prapa një palë syzave të diellit. 

 

 

(Kosova Sot)