Erdhi vera

  • 24 June 2018 - 08:00
Erdhi vera
Emily Ratajkowski, me kostume me motive leopardi Edhe zyrtarisht është stinë e verës. Kështu, Emily Ratajkowski ishte e lumtur t'i ekspozonte linjat e saj mirë të formuara derisa kishte shpërndarë një foto joshëse përmes llogarisë së saj në "Instagram", në plazh, për 18 milionë ndjekësit e saj. Anglezja e lindur në Los Anxhelos, modelja 27 vjeçe, gjithçka pothuajse kishte ekspozuar përmes një palë bikineve me motive leopardi, derisa syri i kamerës kishte kapur gjoksin e saj bombastik, linjat e rrafshëta dhe këmbët e gjata dhe të drejta. Nga koka e deri te thembrat, Emily ishte në motive leopardi...aktorja e filmit "Gone Girl" po qëndronte në plazh, duke lakuar kokën nga anash derisa flokun e kishte të lirë. Një palë vathë të kaltër 'Lucite' nga Alison Lou - fushata të cilën së fundmi ajo e kishte reklamuar - ishin si aksesorët kryesorë derisa pranë vetes kishte dhe një peshqir. Veshjet e yllit ishin pjesë e linjës së saj "Inamorata Swim"
 
Image



 

Image

(Kosova Sot)