Ariana Grande shtatzënë? Këngëtarja u përgjigjet thashethemeve

  • 24 June 2018 - 14:06
Ariana Grande shtatzënë? Këngëtarja u përgjigjet thashethemeve

Gjatë kësaj jave i dashuri i Ariana Grandes pranoi më në fund se ata të dy janë janë fejuar, pavarësisht se kanë vetëm shumë pak muaj të lidhur. Por pas këtij lajmi në rrjete sociale filloi të përflitej se tashmë këngëtarja po priste fëmijën e saj të parë.

Image

 

Një portal online duke ju referuar një burimi anonim thoshte se Ariana është shtatzënë. Menjëherë pas kësaj, këngëtarja 24-vjeçare filloi t’u kthente përgjigje të gjithë fansave në ‘Twitter’ që e pyesin për shtatzëninë. Njëri prej tyre shkruante: “Ju do të keni bebin më të bukur në botë”. “Oh absolutisht, por… në pak kohë”, – ju përgjigj Ariana, duke hedhur poshtë në një farë mënyre zërat për shtatzëni. Ndërsa me anë të një fotografie qesharake të sajën ajo tregoi se nuk është ende gati për këtë gjë.

(Kosova Sot)