Pak pushim

  • 25 June 2018 - 08:29
Pak pushim

Jennifer Lopez me njeriun e saj pushon pranë liqenit. Ajo ka mbajtur veten e saj shumë të zënë nëpër shfaqjet në Las Vegas, koncertet në rezidencën e saj. Kështu do të jetë deri në muajin shtator për të. Mu për këtë, Jennifer Lopez kishte vendosur të pushojë paksa me partnerin e saj të dashur Alex Rodriguez derisa së bashku ia kishin mësyrë për në Idaho për t'u kënaqur pranë liqenit një të diele pasdite. Këngëtarja e hitit "The Jenny From The Block", 48 vjeçe, ka treguar trupin e saj të hatashëm dhe fizikun mirë të ndërtuar e veshur me një sytjenë sportive. Ylli kishte theksuar pak nga ilnjat e saj trupore dhe barkun e rrafshët derisa kishte theksuar edhe pak nga dekolteja e saj. Duke u dukur si bukuroshe natyrale, aktorja nga "Maid In Manhattan" kishte aplikuar shumë pak grim derisa flokun e kishte të lagur. 

 

 

(Kosova Sot)