INTERVISTË PËR 'KOSOVA SOT' ME KËNGËTAREN MERA ZYMERI:'Ekspozimi i tepërt është kundërproduktiv'

  • 15 July 2018 - 15:10
INTERVISTË PËR 'KOSOVA SOT' ME KËNGËTAREN MERA ZYMERI:'Ekspozimi i tepërt është kundërproduktiv'

Me prejardhje nga Kosova, por e lindur në Gjermani, Mera Zymeri nisi pasionin e saj për muzikën në vitet e 90', gjegjësisht me këngën "Çka ka zogu" (1993), për të vazhduar suksesshëm me editimin e albumit të parë "Kur ka dasmë Shqiptaria" (1995), i cili u mirëprit nga publiku, e për të vijuar me sukses paraqitjet në festivale, ku veçojmë: "Xhelozia" (Polifest 2003), "Kjo bela" (Polifest 2007), "Dashuri a ekziston" (Polifest 2008), derisa me këngën "Kalle kalle moj rini", bëri 'boom' në skenë, duke lansuar më pas edhe shumë këngë tjera të suksesshme si "Hajde Djalo", "Hala Hala", "Ami buzët", etj. Në një intervistë për "Kosova Sot", Mera përgjigjet në shumë pyetje të cilat ju ftoj t'i lexoni.

Image

"Kosova Sot":Keni vite në skenë, megjithatë shumë rrallë ju shohim në ndonjë intervistë, a është kjo preferenca juaj, apo mediat janë të njëanshme? 

Mera Zymeri:Ekspozimi i tepërt është edhe kontra produktiv. Por edhe mediet janë të njëanshme dhe shpesh këto punë shkojnë se kush kënd e 'njeh'.

"Kosova Sot":Cilat janë tri këngët e tua, që kanë lënë gjurmë në muzikën shqipe?

Mera Zymeri:"Çka ka zogu" - hiti që anembanë këndohet. Kënduar nga unë për herë të parë në vitin 1993."Hajde more djalo","Kalle kalle moj rini", edhe shume tjera.

Image

"Kosova Sot":Çfarë nuk mungon asnjëherë në valixhen e Merës, kur udhëton?

Mera Zymeri:Jo diçka që kisha me veçuar patjetër (Gardërobë si çdo person, telefonin etj.)

"Kosova Sot":Qyteti, apo vendi ku ju relakson dhe do ktheheshit me dëshirë?

Mera Zymeri:Shtëpia ime në Gjermani, Mülheim an der Ruhr.

Image

"Kosova Sot":Për ty,kush është mbretëresha e muzikës shqipe? 

Mera Zymeri:Në kohën e kaluar ndoshta kishte ekzistuar ndonjë mbretëreshë e muzikës shqiptare. Por për këto kam njohuri të pakta. Për kohën që po jetojmë për mua nuk ka mbretëreshë të muzikës shqiptare. Për këngëtare kisha për ta veçuar Aurela Gaçen.

"Kosova Sot":Çfarë kujton nga fëmijëria, na shpalos ndonjë kujtim që sot ke nostalgji?

Mera Zymeri:Shëtitja me një kerr me kali e ulur mbrapa bashkë me kushërira edhe t'u ja kris defeve! Qysh e kam bërë para shume viteve kur isha në pushim në Kosovë. Kjo ju duket ndoshta qesharake por për mua, ka lënë gjurmë. Për ata që nuk e dinë jam e lindur në Gjermani dhe kjo ka qenë diçka e madhe për mua!

Image

"Kosova Sot":Cilat janë projektet muzikore që ke në plan t'i lansosh gjatë muajve në vijim?

Mera Zymeri:Plane kam, por le të mbeten befasi. Këto punë varen shumë prej faktorëve të tjerë e jo vetëm nga unë.

"Kosova Sot":Për fund, kujt i thotë Mera:Të dua?

Mera Zymeri:Djalit, burrit, prindërve, motrave dhe gjithë njerëzve të mirë që ekzistojnë.

Intervistoi: Armend Preteni

 

 

(Kosova Sot)