Era Istrefi dhe French Montana më afër se kurrë… Shijojnë së bashku bukuritë e Moskës

  • 17 July 2018 - 09:15
Era Istrefi dhe French Montana më afër se kurrë… Shijojnë së bashku bukuritë e Moskës

Era Istrefi e përfundoi me sukses eksperiencën në “Fifa World Cup 2018”. Së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam performuan mbrëmë hitin zyrtar të botërorit, “Live it up”.

Por mesa duket Era ka vendosur të qëndrojë edhe disa ditë në Moskë, madje sot një mik e koleg i saj ka vendosur ta takojë në Rusi.

Image

 


French Montana me të cilin Era ka realizuar edhe këngën, “ No i love yous” ka qenë sot një shoqërues fantastik për Erën dhe të dy bashkë kanë shijuar bukuritë e Moskës.

”Turistë me Frenchy-n”, ka shkruar Era e cila duket se e ka shijuar pafund shoqërinë e këngëtarit më “in” të momentit.

Nga ana tjetër Era Istrefi duket se po fiton një popullaritet edhe në profilin e saj në Instagram. Nga dita e djeshme e deri tani ka marrë më shumë se 100 mijë ndjekës, duke kapur kështu shifrën e 1,3 milion ndjekësve në këtë rrjet social.




(Kosova Sot)