Plot nuanca të reja

  • 21 July 2018 - 08:31
Plot nuanca të reja
Kim Kardashian shpall lansimin e më shumë nuancave në brendin 'KKW'. Kim Kardashian tashmë ka nuanca të reja për brendin e saj "KKW Beauty". Këtë të premte, bukuroshja 37 vjeçe, bashkëshortja e Kanye West ka aplikuar hijen e saj më të re, buzëkuqit dhe lajnerët, në foton e shpërndarë në llogarinë e saj në "Instagram". Produktet do të dalin në shitje këtë javë. 'Kaq e mahnitur për "Classic Collection"!! me "10-Pan Eyeshadow Palette", 4 buzëkuq të rinj dhe lajnerë të buzëve, lansuar te "#KKWBEAUTY Pop-Up"' kishte shkruar ajo në mbishkrimin që kishte përcjellë foton. Në fotografi, ajo shfaqet me tone bazë me ngjyrë bezhë dhe bronz. Floku i saj ishte tërhequr për emrin modern dhe dukjen "I Dream Of Jeannie". Kim ka theksuar grimin me bashkëpunuesin Mario D. Ky paralajmërim vjen pak kohë pasi ajo ka lansuar linjën e re të parfumeve. 

(Kosova Sot)