Hundën s'e kam prekur

  • 22 July 2018 - 08:14
Hundën s'e kam prekur
Bebe Rexha u jep fund thashethemeve, se kurrë nuk kishte intervenuar në hundën e saj

Ajo është një nga pop yjet më të mëdha në planet. E këtë të premte, në shfaqjen "Kyle and Jackie O Show", bukuroshja Bebe Rexha ka mohuar se kishte intervenuar në hundën e saj - por e ka pranuar se ka shtuar në peshë. 'Fatmirësisht, nuk kam pasur ndonjë ndërhyrje në hundën time', ka thënë bukuroshja shqiptare 28 vjeçe, duke iu përgjigjur të gjithë atyre që kishin përhapur thashetheme rreth operacioneve të mundshme të saj kirurgjikale. Gjatë intervistës, nikoqiri i radios Jackie 'O' Henderson ka komentuar se sa e përsosur është hunda e Bebe-s. Më pas ajo i ishte përgjigjur: 'Të gjithë mendojnë se kam pasur ndërhyrje në hundën time, por për fat të mirë nuk kam bërë'. Biseda shpejt ndërroi kahe duke folur nëse kishte injektuar implante në të pasmet. 

(Kosova Sot)