U kon shum' let

  • 14 August 2018 - 16:19
U kon shum' let

Jennifer Lopez thotë se 'shumë lehtë' mund të bënte edhe sezone të tjera të "Shades of Blue". Këngëtarja dhe aktorja latine Jennifer Lopez ka bërë me dije se, "shumë lehtë" ka mundur të bënte edhe më shumë sezone të dramës me policë, "Shades of Blue", por megjithatë mendon se është koha që të lëvizë përpara. Kjo seri, në të cilën këngëtarja/aktorja 'noton' në një botë të korrupsionit policor, do të përfundojë pas sezonit të tretë të saj. "Është koha që të lëvizim përpara dhe ne gjithherë e kemi ditur se kjo seri do ta kishte fundin e saj", ka deklaruar Lopez, e cila ka shtuar se ky personazh i ka pëlqyer tej mase. Qa me bo, Lopez? Mos u dorëzo! E fortë je! 

 

 

(Kosova Sot)