Georgia Fowler, mbretëreshë e modës

  • 15 August 2018 - 14:53
Georgia Fowler, mbretëreshë e modës
Nëse nuk e dini për kë bëhet fjalë, ju themi se fjalën e kemi për modelen këmbëgjatë të "Victoria's Secret" Modelja 26 vjeçe Georgia Fowler i kishte shndërruar rrugët e Nju- Jorkut në pistë të saj private të modës këtë të hënë, derisa bënte shoping në lagjen "Chelsea". Me këtë rast, ajo thuajse nuk la butik pa vizituar. Georgia, e cila dikur ishte në lidhje me këngëtarin e bendit "One Direction", Harry Styles, edhe derisa ishte duke ecur për hesap të vet, nuk mundej e të mos dukej si një modele kulmore, gjë që edhe është. Veshja e saj kishte elemente të lira dhe të shtrenjta, kombinim të cilin shpesh e preferojnë të famshmet. Në sy binte sidomos çanta e saj e kuqe, e markës "Chanel", bashkë me çizmet e stilit ushtarak, të markës "Altuzarra". Por, ajo kishte edhe veshje nga "TopShop", sa për të mos thënë se është mendjemadhe. 
 
Image
Image
Image
Image

 


(Kosova Sot)