E kallë 'Instagramin'

  • 16 August 2018 - 15:23
E kallë 'Instagramin'

Rita Ora ka postuar ca foto, ku shihet me bikini të bardhë dhe me gishtin në gojë Nuk e kemi ditur që bikinit e bardhë mund të duken kaq bukur, derisa i pamë ato në trupin e Rita Orës. Në disa foto, të cilat ajo i ka postuar në 'Instagram', shihet tërë bukuria e saj. Në njërën prej fotove ajo mban gishtin në gojë, duke përçuar një mesazh të veçantë te fansat e saj meshkuj, i cili me gjasë nuk ka kaluar pa u vërejtur nga ta. Fotot janë bërë në një jaht, duke përfituar nga prapavija e bukur dhe luksoze. Ajo ka më shumë se 13 milionë pasues në këtë rrjet social, kështu që shumë njerëz i ka bërë të lumtur me këto foto. 

 

 

(Kosova Sot)