I KA HI BLUZA NË UJË

  • 17 August 2018 - 07:51
I KA HI BLUZA NË UJË
Kylie Jenner është parë me një bluzë të thjeshtë, të bardhë, e cila nuk arrinte dot t'ia mbulonte tërë 'parakolpin', duke nxjerrë kështu në pah barkun e saj seksi Dihet se të famshmet janë të prira që të bëjnë kombinime ndër më të ndryshmet të veshjes. Kështu, Kylie Jenner është parë e veshur me një bluzë të shkurtër, të bardhë, të cilën e kishte kombinuar me xhinsi të kaltër, të çeltë dhe me këpucë të gjelbra, në të verdhë. E rregulluar kështu, ajo ka pozuar e shtrirë në shtrat, me flokët e verdha, të ndara në mes, sikur të donte të thoshte: "Gati jam"! Si duket, ajo nuk di së ndaluri, duke e demonstruar me krenari trupin e saj të përkryer, përkundër lindjes së fëmijës. 

(Kosova Sot)