Labi, ka një urim të veçantë për 'Kurban Bajram' (Foto)

  • 21 August 2018 - 16:13
Labi, ka një urim të veçantë për 'Kurban Bajram' (Foto)

Për festën e Kurban Bajramit, myslimanët më shumë se asnjëherë vizitojnë të afërmit dhe miqtë e tyre, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa dhe urimet e artistëve tanë kanë vërshuar rrjetet sociale, megjithatë një nga urimet më të veçanta ka qenë dhe ai i këngëtarit, humanistit e politikanit Labinot Tahiri -Labi, i cili përmes një fotografie të postuar në profilin e tij në Facebook, ka uruar shqipëtarët në këtë mënyrë:

"Ti që sot nuk ke, me bollëk në shtëpi, për familje e për shtëpi! 
Dje, nuk kisha as unë, sot kam e do të dhuroj shumë! 
Do të bëhem KURBAN sot për ty, se nesër do t'a kem vet?m një shtëpi, që quhet dheu dhe varrim im! Prandaj, duhet të japim shumë p?r njeri tjetrin, se jeta nuk na dhuron përjetësisht të kemi gjëra të mira, e që t'i gëzojë vetëm ti apo unë.

SPROVA E JETËS NA PËRCJELLË TË GJITHËVE! 
Urime Kurban Bajramin.

Labi", ka shkruarkëngëtari.

Image

 

 

(Kosova Sot)