E di kush është dhe çfarë do!

  • 30 August 2015 - 08:52
E di kush është dhe çfarë do!

Erin Wasson ka lavdëruar ish-kolegen e saj nga 'Victoria's Secret', Miranda Kerr-in, ndërsa e ka përshkruar punën e saj si fuqizuese.

Erin dhe Miranda janë ndër emrat më të mëdhenj të modelimit në botë, e pasi që kanë punuar bashkë Wasson ka vetëm fjalë të mira për ishkolegen e saj, e cila kishte reputacion se është e "rëndë" kur u largua në vitin 2013. "Ajo e di se kush është, ajo e di se çfarë do, ajo e di se çfarë dëshiron që të bëjë në biznes. Ajo është një yll", ka thënë për gazetën 'Daily Mail Australia', Erin e cila ka ecur përkrah Miranda-s në shfaqjen e modës së 'Victoria's Secret' në vitin 2007.

Erin ka qenë në Sidnei të Australisë, ku ka prezantuar një koncert për mbështetje të lansimit të koleksionit 'RE: Denim into David Jones' dhe nga atje ka lavdëruar etikën e punës së Miranda-s.