Nicki Minaj fjalë të rënda për Miley Cyrus në VMA (Video)

  • 31 August 2015 - 11:43
Nicki Minaj fjalë të rënda për Miley Cyrus në VMA (Video)

Nicki Minaj i është drejtuar udhëheqëses së programit me fjalë mjaft të rënda.

Para disa ditësh Miley Cyrus ka folur në një intervistë për zënkën në Twitter me Minaj dhe Taylor Swift, duke thënë se fjalët e Nicki Minaj kanë qenë mjaft pa vend, por nuk duhet të befasoet askush pasi kush e njeh pak artisten, e di që ajo nuk është një person i mirë.

Minaj ka dëgjuar këto fjalë të Cyrus dhe ka shfrytëzuar shoun e MTV Video Music Awards për t’iu kundër përgjigjur.

Ajo ka dalë në skenë për të pranuar çmimin për videon më të mirë hip-hop dhe pasi ka falenderuar priftin e saj, i është drejtuar Cyrus e cila ishte gati për të udhëhequr në skenën tjetër, duke thënë: ‘Kam dëgjuar se ‘një bushtër’ flet gjëra të kota për mua në intervista. Me ty e kam Miley’.

Por, udhëheqësja ka vazhduar e qetë prezantimin, vetëm duke i thënë reperes se të gjithë bëjnë intervista dhe e dinë çfarë thuan në shtyp.