Bukuroshja me aromë

  • 19 September 2018 - 08:35
Bukuroshja me aromë
Ariana Grande lason parfumin e pestë. Ariana Grande po lason linjën e saj të parfumit. Aroma e fundit e këngëtares, e quajtur "Cloud",do të jetë në shitore që nga 23 shtatori. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në rrjetet shoqërore. Ky është produkti i saj i katërt në bashkëpunim me "Luxe Brands" dhe "Sweet Like Candy", "Ari" dhe "Moonlight". Me gjasë ka edhe një aromë tjetër që po vjen. Sipas "TMZ", duke e shtuar aromën e pestë rresht në koleksionin e saj, Ariana që së fundmi ka plotësuar dokumentet nën kompaninë e saj "GrandAri Inc", me 'Be Grande'. Me gjasë, aroma do të përdoret në parfume, xhel për banjë, losion për trup.

(Kosova Sot)