Sledi tregon si qëndron e vërteta për ndarjen nga Mimoza: Faktikisht ne…

  • 19 September 2018 - 10:59
Sledi tregon si qëndron e vërteta për ndarjen nga Mimoza: Faktikisht ne…

Një nga temat më të komentuara të showbiz-it shqiptar kohët e fundit ka qenë ndarja e dy këngëtarëve Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu. Fillimisht lajmi u përhap si thashethem pasi çifti kishte fshirë fotot që shfaqeshin të dy së bashku në rrjetet sociale.

Pas këtyre lajme, miq pranë tyre u shprehën se Seldi dhe Mimoza i kishin dhënë fund fejesës dhe shkak ishte distanca mes tyre, duke qenë se Qalliu jeton në Tiranë dhe Shkodra në Zvicër.
 

Image

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Seldi ka folur për herë të parë në lidhje me ndarjen me Mimozën. Pasi përfundoi kërcimin e tij në “Dance with me”, ku këtë vit është konkurret, ai u pyet nga moderatorja në lidhje me fejesën e tij.
 

Image

 

“Faktikisht ne nuk jemi më me njëri-tjetrin. Faleminderit shumë për kohën e bukur që kaluam bashkë. Kështu ka qenë e shkruar. Gëzoj një respekt të veçantë për Mimozën dhe familjen e saj”, u shpreh Seldi.

(Kosova Sot)