Kylie Jenner demonstron vijat e trupit

  • 21 September 2018 - 08:34
Kylie Jenner demonstron vijat e trupit
Kylie ishte duke bërë një reklamë për koleksionin e grimit, bashkë me shoqen e saj më të mirë, Jordyn Woods . Kylie Jenner pozonte për një reklamë, në kuadër të promovimit të koleksionit të saj më të ri të grimit, këtë të mërkurë. Kjo bukuroshe 21 vjeçe, e cila është edhe një biznesmene e rryer, ka ndarë një video në "Instagram", ku shihet bashkëpunimi i saj me shoqen e saj më të ngushtë Jordyn Woods, të quajtur edhe Jordyn X Kylie. Gjatë reklamës së shkurtër, por mbresëlënëse, Kylie dhe Jordyn reklamojnë trupat e tyre të veshura me rroba të cilat më shumë zbulojnë, sesa që mbulojnë. 

(Kosova Sot)