Dukja e pistave

  • 16 October 2018 - 08:53
Dukja e pistave
Gigi Hadid shkëlqen nëpër pista, ja sekreti i saj. Gigi Hadid ka eksperimentuar me dukjet e saj të bukurisë gjatë muajit të modës dhe jemi mahnitur me eyeliner-in e saj të guximshëm e grafik, kur u shfaq në Milano për "Versace". Kjo është një mënyrë e hatashme për të shtuar dramë në secilën dukje të mbrëmjes e sipas ekspertit të saj të grimit të gjithë sytë do të jenë të drejtuar kah ju. "Lëkura e freskët është në formë këtë vit dhe për të arritur një dukje të freskët ka të bëjë me kombinimin e produkteve të kujdesit të lëkurës me grimin tuaj" shpjegon artistja e grimit Katie Moran. "Së pari aplikoni prajmer që i shkon lëkurës tuaj dhe përzieni me shkëlqyes të lëngshëm për t'i ofruar lëkurës shkëlqimin natyral".

(Kosova Sot)