Adhuruesja e rutinës

  • 17 October 2018 - 14:35
Adhuruesja e rutinës
Chloe Grace Moretz ME, me fustanin plot me ngjyra dhe detaje, merr pjesë në ngjarjen e Hollivudit S ë fundmi ajo është kthyer në Los Anxhelos nga një udhëtim i shkurtë biznesi në Nju Jork. Por, këtë të hënë, Chloe Grace Moretz ishte kthyer në Los Anxhelos derisa kishte bërë ardhjen e saj te ngjarja "Elle Women" në ngjarjen e Hollivudit. Aktorja e "The Carrie" ishte shfaqur me një veshje aspak të zakonshme, me një fustan me detaje plot me ngjyra dhe një palë taka të gjelbra. Ajo kishte shtuar edhe një fjongo të zezë që ia kishte theksuar fort linjat e saj derisa floku i saj i verdhë ishte i ndarë nga anash. Në një intervistë më herët me Elite Daily, Chloe thotë se ajo mbetet e përkushtuar për rutinën e vetë kujdesit. 'Rutina është shumë e rëndësishme për mua', ka thënë bukuroshja bionde. 
 
Image

(Kosova Sot)