Bella Hadid në një film të shkurtër

  • 19 October 2018 - 09:08
Bella Hadid në një film të shkurtër
Pasi e bëri namin me modelim, tani i është gjuajtur edhe aktrimit J emi mësuar që ta shohim Bella Hadidin duke reklamuar ca trendë të mrekullueshëm. Paraqitjet e saj të kaluara mund të jenë mbështetur te grimi i koraleve apo te "smoky eye", por një bashkëpunim i ri me kompaninë "Dior" ka sjellë diçka të re. Në shenjë të ardhjes së festës "Halloween", "Dior" ka angazhuar Bellan në një film të shkurtër, të përqendruar te grimi. Rrëfimi glamuroz, por edhe i frikshëm, me titull "The Beauty of a Dark Dream", sjell Bellan me disa pamje me të vërtetë moderne të "Halloween"-it. Por, megjithatë ajo është më e bukur, sesa e frikshme. 

(Kosova Sot)