Cilën këngë të Medes e urren bashkëshortja e tij, Luljeta?

  • 05 September 2015 - 15:56
Cilën këngë të Medes e urren bashkëshortja e tij, Luljeta?

Këngëtari Meda, tash e disa vite është martuar me Luljetën, të cilët kanë edhe fëmijë. Në një intervistë që revista “Kosovarja” kishte zhvilluar me çiftin në fillim të lidhjes së tyre, pra, para shumë vitesh, pos të tjerave Luljeta pyetet se cilën këngë të Medes e pëlqen më së shumti, dhe në atë kohë Luljeta pat thënë: “Ah moj jetë. Është kënga që e dua shumë”. 

E këngën “Ah dashni, dashni e vjetër”, a e pëlqen? pyet “Kosovarja”: “Uhh, është kënga që e nuk dua ta dëgjoj asnjëherë”, kishte thënë Luljeta duke qeshur.

Meda pas një sezone të ngarkuar, gjatë këtyre ditëve së bashku më familje është duke shijuar pushimt në Turqi.