E konfirmuar: Vildane Zeneli po hyn muzikë, duet me 50 Cent?

  • 05 September 2015 - 15:59
E konfirmuar: Vildane Zeneli po hyn muzikë, duet me 50 Cent?

Modelja e famshme shqiptare në Amerikë, Vildane Zeneli, përveç modelimit me sa duket është bërë gati të depërtojë edhe në skenën globale të muzikës.

Burimet e besueshme kanë bërë të ditur se Vildanja tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet për depërtim të suksesshëm në tregun amerikan të muzikës, dhe në mesin e bashkëpunimeve të para që ajo është duke i planifikuar janë edhe këngët që do t’i realizojë së bashku me emrat e njohur të muzikës botërore, sikurse 50 Cent dhe Soldier Boy.

Mirëpo të njëtat burime e kanë konfirmuar se bukuroshja shqiptare nuk do ta lërë anash as skenën shqiptare, ku ajo gjithashtu pritet të bashkëpunojë me një reper të famshëm shqiptar për të realizuar një këngë e cila pritet të bëhet hit i ri në skenën tonë, transmeton Telegrafi.

Zhanri i muzikës të cilin po e përpunon Vildanja është kombinim i muzikës pop, R’n’B dhe soul, ndërsa në këngët e saj pritet të ketë edhe rima të hip-hop.