INTERVISTË PËR 'KOSOVA SOT', ME KËNGËTAREN IRENA DEDVUKAJ:'MOS U DORËZONI, ÇDO GJË E BUKUR ARRIHET ME VËSHTIRËSI…' (Foto)

  • 12 November 2018 - 15:24
INTERVISTË PËR 'KOSOVA SOT', ME KËNGËTAREN IRENA DEDVUKAJ:'MOS U DORËZONI, ÇDO GJË E BUKUR ARRIHET ME VËSHTIRËSI…' (Foto)

Irena Dedvukaj është këngëtare e muzikës popullore moderne, e cila në skenën e muzikës shqipe, debutoi në vitin 2014 me këngën "Planeti i Dashurisë", e cila u mirëprit nga publiku.Për të vazhduar më pas në Festivalin "Shkodra Fest 1", me këngën "E 8 mrekulli".

Image

Irena nuk ndalet me kaq, përveç angazhimeve me mbrëmje muzikore e me ahengje familjare, ajo publikon edhe një sërë këngësh, përmendim këtu:"Mollë e ndaluar" (2015), "Hey" (2015), "Zemra ime ti" (2016), e shumë të tjera.

Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot", Irena Dedvukaj përgjigjet në shumë pyetje, rreth karrierës, përditshmërisë dhe planeve të saja, të cilat ju ftoj t'i lexoni në vijim...

Image

“Kosova Sot”:Sot më shumë se asnjëherë tregu i muzikës shqiptare, është i vërshuar nga këngëtaret e rrymave të ndryshme, sa ja ka frikën konkurencës Irena?

Irena Dedvukaj:Nuk është fare frikë, gjithsecili ka atë preferencën e vetë dhe synimin e tij/saj.Për mua muzika është qef.

Image

“Kosova Sot”:Këtë vit keni publikuar edhe një popturi, a do të thotë kjo që tash e tutje target i juaji, do të jenë dhe dasmat?

Irena Dedvukaj:Po s'ka më bukur sesa të këndosh në ditën më të lumtur të një çifti.Andaj këtë vit kam qenë goxha e angazhuar edhe nëpër dasma e ahengje familjare dhe kam kaluar për mrekulli.

Image

“Kosova Sot”:Cilat janë pesë këngët më të bukura shqipe për juve?

Irena Dedvukaj:Unë nuk kam ndonjë këngë që e veçoj tani për tani.Megjithatë per mua, të gjitha këngët shqiptare janë të bukura, dhe ç'është më e rëndësishmja po dëpertojnë matanë botës.

Image

“Kosova Sot”:Gjatë kësaj vere jeni shumë e angazhuar në mbrëmje muzikore, publiku i cilit qytet, sipas Irenës, është më i dashuri?

Irena Dedvukaj:Po kam qenë tejet e angazhuar gjithandej nëpër mbrëmje muzikore,  mund të them se publiku i vendit tim, por e veçoj edhe Kosovën ku gjindem më mirë.

Image

“Kosova Sot”:Na trego si është një ditë e Irenës:çfarë muzike preferon ta dëgjoj?

Irena Dedvukaj:Hmmm...,  më mirë mos të flas për një ditë timen, pasi fillon në ora 7:00 të mëngjesit e s'dihet kur mbaron. Shpeshherë nuk mbaron deri mëngjesin tjetër, duke qenë në lëvizje gjithmonë.Ndodh shumë herë që flej veç në udhëtime.Plus angazhimi familjar, duke qenë nënë e dy fëmijëve. Për sa i përket muzikës preferoj muzikën relaksuese.

Image

“Kosova Sot”:Bashkëpunimet mes artistëve sot janë në trend, sa i preferon Irena dhe me kënd mendon se do të kombinoheshe më shumë në duo?

Irena Dedvukaj:Bashkëpunimet janë shumë të bukura, së bashku dy gjini me dy rryma të ndryshme, dëgjohen me shumë nga gjitha preferencat.Unë për vete se kam menduar,  veç një me siguri se do të jetë.

Image

“Kosova Sot”:Sa gjen kohë t’a vizitosh Kosovën dhe çfarë të lë përshtypje më shumë?

Irena Dedvukaj:Për Kosovën kam shumë për të thënë, çdo gjë më lenë përshtypje për mirë, dhe nuk mund te lë asnjëherë pa shkuar në  Kosovë,  nëse kthehem në vendlindje. Aty gjej mikpritje, respekt, ngrohtësi, atdhetarizëm e çdo gjë pozitive.

Image

“Kosova Sot”:Cilat janë projektet muzikore që ke në plan t’i lansosh gjatë muajve në vijim?

Irena Dedvukaj:Kam një këngë solo, që shumë shpejt do ta publikoj, tani edhe festat e fundvitit janë afër, kjo do jetë një dhuratë për fansat e mijë.

Image

“Kosova Sot”:Cila është motoja e Irenës, që e përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë?

Irena Dedvukaj:Duani jetën, sikur të jetë dita e fundit që jetoni.Mos u dorëzoni, çdo gjë e bukur arrihet me vështirësi, andaj nevojitet durim dhe përkushtim.

Intervistoi:Armend Preteni

(Kosova Sot)