Nostalgjia për ngjyrën e flokut (Foto)

  • 14 November 2018 - 08:27
Nostalgjia për ngjyrën e flokut (Foto)

Kylie Jenner poston foto kur nuk ishte biondinë

Ajo ka sjellë përsëri ngjyrën e verdhë në flokë në gusht të këtij viti për ditëlindjen e saj të 21-të. Por, Kylie Jenner u duk se është e etur për flokun e saj të errët derisa kishte hedhur disa postime nga e kaluara në llogarinë e saj në "Instagram". Duke u ndier nostalgjike, bukuroshja ka shpërndarë për 119 milionë ndjekësit e saj një foto joshëse, e veshur me një bluzë të shkurtë me motive leopardi. Duke ekspozuar figurën e saj në një fustan të shkurtë, ylli nga "Keeping up with the Kardashians" flokun e kishte vendosur nga anash. Më e reja nga familja Kardashian në postimin e saj kishte shkruar mbishkrimin 'pothuajse gati për flokun tim të errët'.

Image