Alessandra Ambrosio dhe koleksioni i saj vjeshtor

  • 16 November 2018 - 08:15
Alessandra Ambrosio dhe koleksioni i saj vjeshtor

Edhe pse është pensionuar nga posti i modeles së "Victoria's Secret", Alessandra Ambrosio nuk përton që, herë pas here, t'i kthehet zanatit të saj Kështu, të mërkurën mbrëma, Alessandra Ambrosio u pa përsëri duke reklamuar rroba intime, derisa reklamonte koleksionin e saj të ri, në bashkëpunim me "Lascana". Bukuroshja braziliane 37 vjeçe, tregoi njërin nga dizajnët e saj - një korse të zi të mëndafshtë. Edhe me këtë rast Alessandra reklamoi vijat e mrekullueshme të trupit, derisa korsenë e kishte kombinuar me pantallona të ngushtë të lëkurës dhe me çizme të gjata deri në gjunjë. Sikur të kishte dalë me prashitë. 

(Kosova Sot)