Dy loçkat

  • 20 November 2018 - 08:41
Dy loçkat

 Kendall Jenner dhe Kaia Gerber, të veshura modeste, kanë pirë nga një kafe së bashku Ato janë dy nga emrat më të njohur në industrinë e modës. Por Kendall Jenner dhe Kaia Gerber kësaj radhe gjërat i kishin më modeste derisa ishin takuar në rrugët e Hollivudit. Bukuroshja 23 vjeçe dhe ylli nga "Keeping Up with the Kardashian", si dhe modelja tjetër 17 vjeçe, e bija e aktores Cindy Crawford, që të dyja ishin përcaktuar për dukje të relaksuar. Kendall shkëlqeu në një bluzë të ngushtë me ngjyrë të kuqe dhe jakë të thellë derisa veshur kishte dhe një palë xhinse me bel të thellë. Një palë këpucë të bardha ia kishin shtuar elegancën e qytetit derisa sytë i kishte mbuluar me një palë syze. Kaia ishte përcaktuar për një xhemper të gjelbër që e kishte vendosur sipër një palë xhindeve me bel t thellë. Flokun e kishte në bishtkali derisa buzëqeshja ia kishte mbuluar fytyrën.

(Kosova Sot)