Ledri, befasi për fansen e tij të paralizuar në emision live (Foto)

  • 04 October 2015 - 15:41
Ledri, befasi për fansen e tij të paralizuar në emision live (Foto)

Reperi Ledri Vula është shumë i pëlqyer.

Ai është ndër më të kërkuarit dhe ka pasur një sezonë të ngjeshur, sidomos pas këngës ‘Shumë pis’ në bashkëpunim me Era Istrefin.

Ai e ka dëshmuar se gjen kohë edhe për fansat, dhe rasti më i mirë që e tregon këtë është befasia që reperi i ka bërë një vajze nga Shqipëria, e cila është në karrocë pasi është e paralizuar dhe që ka ëndërruar ta takojë Ledrin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në një emision me Ardit Gjebrean në TVKlan, Ledri i ka dhuruar fanses një poster të bërë enkas për të, dhe më pas kanë dalë për të ngrënë drekë.

Me këtë Ledri ia ka realizuar ëndrrën vajzës dhe e ka bërë të ndihet e lumtur.

(Kosova Sot) 

 

Image
Image
Image