Diçka më ndryshe (Foto)
Modelja e ka ekspozuar trupin e saj shpesh për ballinën e revistës ‘Sports Illustrated’, por Kate kësaj radhe ka zgjedhur që ta fshehë pak trupin e saj nën një kostum për pjesëmarrjen në ngjarjen ‘The 2015 Operation Smile Gala’ në Los Anxhelos, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kate 23-vjeçare kishte vendosur që ta ndryshojë stilin dhe nuk ishte përpjekur shumë për ta theksuar figurën e saj të lakmuar nga shumë femra.
Dizajni me pika ishte përdorur në një material të mëndafshtë i cili ishte i ngjitur për trupin e saj, ndërsa mëngët e tij ofronin pamjen e duarve të saj.
Dukjen e kishte kombinuar me këpucë dhe çantë dore me ngjyrë të hirtë, ndërsa ka pozuar para fotografëve brenda hotelit ‘Beverly Wilshire’.
(Kosova Sot)