Will Smith rikthehet në ‘Bad Boys 3’

  • 06 October 2015 - 17:51
Will Smith rikthehet në ‘Bad Boys 3’

Bad Boys 3 është në rrugën e duhur.

Aktori Will Smith foli rreth filmit të shumë pritur – i cili është planifikuar të publikohet më 17 shkurt të vitit 2017 nga Sony.

Këtë e ka konfirmuar ai mbrëmë në një intervistë me Zane Lowe në Radio Beats 1. “Ekziston një mundësi shumë shumë shumë e madhe që ju ta shihni Bad Boys 3 brenda 12-16 muajsh”, ka deklaruar ai.

Smith ka aktruar përkrah Martin Lawrence në filmin Bad Boys të vitit 1995, para se t’i përsërisnin rolet e tyre në Bad Boys II të vitit 2003.

Më herët është raportuar se Bad Boys 3 mund të ecte para me të famshmin Joe Carrnahan të bashkangjitur si regjisor.