Rekordi 140 milionësh i “Të ka lali shpirt" (Video)

  • 07 October 2015 - 16:04
Rekordi 140 milionësh i “Të ka lali shpirt

Bashkëpunimi i famshëm i Silva Gunbardhit, Mandit dhe Dafit, me këngën “Të Ka Lali Shpirt”, jo vetëm që bekoi dashurinë e Silvës dhe Dafit, por ka thyer rekorde në industrinë e muzikës në Shqipëri.

Hiti tallava nuk “tërboi” vetëm shqiptarë, por vazhdon të ngrejë në këmbë miliona njerëz nga e gjithë Europa, kryesisht Turqia.

E konsideruar si “Gangam Style” shqiptar, Silva Gunbardhi ka mundur të shesë dhjetëra mijë bileta në koncertet e saj në Stamboll.

Reth dy vite pas publikimit, “Të Ka Lali Shpirt” numëron rreth 140 milion klikime dhe shifrat vazhdojnë të rriten.