Ja si e uron Dhurata të dashurin për ditëlindje (Foto)
Këngëtarja Dhurata Dora është ndër më të pëlqyerat e momentit.
Ajo ka pasur një sezonë të ngarkuar me koncerte, por tani duket ka vendosur të pushojë pak.
Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren pasi i dashuri i saj Masari feston ditëlindjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka uruar atë.
“Ti je një vit më i vjetër, por nuk ke ndryshuar aspak. Kjo është e mrekulleshme sepse ti je perfekt në mënyrën se si je. Urime ditëlindja Maski”, ka qenë përshkrimi që këngëtarja i ka bërë fotos.
(Kosova Sot)