Nuk mërzitet për ndarjen

  • 24 November 2015 - 21:16
Nuk mërzitet për ndarjen

Kate Beckinsale nuk tregon shenja se po i thyhet zemra pas ndarjes nga bashkëshorti

Loçka e Hollivudit, Kate Beckinsale nuk tregoi shenja se i ishte thyer zemra, kur në tepihun e kuq në Londër u shfaq pa unazën e saj të martesës. Bukuroshja brune ishte veshur me një fustan mahnitës nga “Alberta Ferretti Couture”, me motive lulesh, e për aksesorë kishte zgjedhur vetëm një palë vathë diamanti.  Bukuroshja britanike Kate thuhet se është ndarë nga bashkëshorti i saj Len Wiseman, pasi kaluan muaj me spekulime se ata tashmë edhe po jetojnë ndaras. Regjisori i filmit “Underworld” së fundmi disa herë është parë pa unazën e martesës derisa po i ndjek ndejat me modelen CJ Franco. Sipas revistës “America’s People”, e cila citon një burim të vetin, thuhet: “Ata edhe më tutje janë miq dhe kalojnë kohën bashkë në Los Anxhelos”. Çifti ishte martuar në vitin 2004. Para se ajo të martohej me regjisorin, ajo kishte një lidhje tetë vjeçe me aktorin Micheal Sheen, nga viti 1995 deri më 2003. 

(Kosova Sot)