Kush po tenton t'ia marrë Bleron Afronës? (Foto)

  • 25 November 2015 - 13:46
Kush po tenton t'ia marrë Bleron Afronës? (Foto)

Afrona Dika dhe Blero Muharremi vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të përfolura të estradës tonë.

Ata pothuajse çdo ditë publikojnë fotografi nga përditshmëria, ku tregojnë dashurinë e tyre për njëri-tjetrin.

Por, së fundmi, modelja ka zbuluar se ajo është xheloze për të dashurin e saj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Femrat janë aq xheloze. Mund të betohem se Eva e ka shikuar çdo ditë në brinjë Adamin, për të shikuar nëse aty gjendet një grua tjetër”, ka shkruar Dika në Instagram.

Ajo nuk ka treguar se kush po dëshiron t’ia rrëmbejë këngëtarin, por tashmë është e sigurt se ajo çmendet pas tij.

(Kosova Sot)

 

 

😂🙊🙈🙈🙉🙈😂

A photo posted by @afronadika on