Luana Vjollca flirton me ish të dashurin e Dafina Zeqirit?

  • 25 November 2015 - 16:18
Luana Vjollca flirton me ish të dashurin e Dafina Zeqirit?

Megjithëse thotë se është single, duket se ajo tashmë ka të dashur. Bëhet fjalë për prezantuesen televizive Luana Vjollca, e cila ka lënë pas dashurinë me këngëtarin Adrian Gaxha.

Burimet e afërta me bukuroshen për “Telegrafin” kanë zbuluar se Luana është duke flirtuar me Krenar Çoçajn, ish të dashurin e këngëtares Dafina Zeqirit.

Madje, ata tashmë janë parë disa herë në kryeqytetin kosovar në shoqëri të njëri-tjetrit, e cila arsyeton vizitat e shpeshta të bukuroshes shqiptare në Prishtinë.

Mësohet se shkak për njohjen mes Luanës dhe Krenarit është shoku i këtij të fundit, përkatësisht i dashuri i Marina Vjollcës, motrës së Luanës, reperi Getoar Selimi.