Çokollata me dy këmbë (Foto)
Ajo është një nga modelet që paguhet më së shumti, dhe është një nga më të kërkuarat. Ajo ka prezantuar si femra e parë latine “Estée Lauder” dhe është cilësuar si një super modele, kurse duke shikuar fushatën e fundit për Joan Smalls, është lehtë ta vërejmë pse cilësohet si një e tillë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Modelja 27 vjeçe, që vjen nga Puerto- Riko, tregon bukurinë e saj natyrale dhe trupin e saj të mahnitshëm në fushatën e fundit për modën. Joan, e cila është një nga modelet më të mira, ka shfaqur hijeshinë e saj në fushatën e quajtur “SHAREYOURSEXY”.
“Zalando” i ka bashkuar forcat së bashku me “Calvin Klein Underwear”, që inkurajon Evropën për ta vërejtur se cila është domethënia e të qenët seksi, pikërisht pak para kohës së festave të fundvitit.
Joan mund të shihet teksa pozon në kostume të zeza. Karriera e saj si modele ka filluar më 2007, e që nga atëherë ajo ka veshur dhe ka modeluar në pistë për shtëpitë më të forta të modës.
(Kosova Sot)